Arabia Saudite i kthehet kalendarit Gregorian për të shpëtuar financat!

Arabia Saudite i kthehet kalendarit Gregorian për të shpëtuar financat!

Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, thënë ndryshe atij Perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e mbretërisë.

Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, adoptoi kalendarin hënor Islamik ditën e krijimit të mbretërisë në vitin 1932.

Viti Islamik është 11 ditë më i shkurtër nga viti Gregorian.

Vendimi u mor nga qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare.

Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës.

Të hënën e kaluar, mbreti Salaman urdhëroi ulje me 20 për qind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, Arabia Saudite është prekur shumë nga ulje e çmimit të arit të zi që nga viti 2014.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy