Doktorr Fauci, eksperti më i njohur i sëmundjeve infektive në SHBA, thotë se situata në vend nuk është aspak e mirë, sidomos pas rritjes tejet të lartë të rasteve të reja gjatë muajit nëntor. Në një event të organizuar nga Chatham House dr Faucci është shprehur: “Situata nuk është e mirë në këto momente.
Nëse shikoni shifrat, të dhënat flasin, dhe të dhënat na thonë se tashmë jemi në një situate të vështirë sfiduese.”
Më tej Faucci u kap pas shifrave duke deklaruar se 40 nga 50 shtete të SHBA janë aktualisht duke regjistruar një rritje të rasteve, ndërsa shtoi se më shumë se 10.4 milionë persona janë konfirmuar pozitivë.
Faucci është një emër shumë i njohur në Amerikë, si pasojë edhe e përplasjeve me presidentin Donald Trump, që në një rast e cilësoi doktorrin si të marrë. Gjithsesi Anthony Faucci nuk reagoi, ndërsa në lidhje me ardhjen e mundshme të Biden në janar në Shtëpinë e Bardhë është shprehur se roli i tij nuk do të ndryshojë.



