Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami/ UNESCO: Keqardhje e thellë për ndryshimin e statusit të tij

Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami/ UNESCO: Keqardhje e thellë për ndryshimin e statusit të tij

Kthimi nga muzeu në xhami e ndërtesës së “Shën Sofisë” ose siç njihet në Turqi si “Aya Sofya” ka shkaktuar mjaft reagime në vendet e Bashkimit Europian, dhe së fundmi edhe nga vet UNESCO.

“Keqardhje e thellë për vendimin e autoriteteve turke, të marrë pa diskutime paraprake, për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë nga muze në xhami, pas një vendimi të gjykatës turke të publikuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan”, thuhet në një njoftim të UNESCO-s.

“Shën Sofia është një kryevepër arkitekturore dhe një dëshmi unike e ndërveprimeve midis Europës dhe Azisë ndër shekuj. Statusi i tij si një muze pasqyron natyrën universale të trashëgimisë së saj dhe e bën atë një simbol të fuqishëm për dialog”, tha drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay.

Gjykata turke anuloi dje një vendim të 24 nëntorit të vitit 1934, sipas të cilit xhamia e Shën Sofisë shndërrohej në muze.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Shën Sofia do të vazhdojë të jetë pjesë e trashëgimisë botërore dhe e hapur për vizitorët.

”Hapja e Shën Sofisë për adhurim nuk i heq statusin e trashëgiminë botërore”, deklaroi Kalin.

Shën Sophia e famshme që ndodhet në Stamboll, nuk do të jetë me një muze, por një xhami. Ndërtesa  e cila ishte fillimisht  Katedrale Ortodokse e ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani, është kthyer në xhami ditën e djeshmë.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative turke, e cila ka mbështetur dhe aprovuar propozimin e presidentit Erdogan, për ta kthyer Shën Sofinë, nga muze në xhami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy