Qeveria Kurti ndan 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat antiCovid

Qeveria Kurti ndan 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat antiCovid

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për bizneset që janë prekur nga masat e fundit nga 7 deri më 18 prill për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë me këtë rast se subvencionimi do të bëhet deri në 50%.

“Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve që janë prekur nga disa prej masave të vendosura nga Qeveria për periudhën 7 prill deri 18 prill. Subvencionimi i pagave dhe qirave bëhet deri në 50 për qind. Në vendim janë të detajuara llojet e bizneseve”, ka thënë Murati.

Sipas tij, subvencionimi do të bëhet në bazë të aplikimit të dorëzuar nga bizneset ku janë të vendosura kufizimet dhe kriteret për të përfituar nga ky subvencionim.

“Detaizimi i kritereve për të fituar nga këto masa do të bëhet me një vendim të veçantë të Ministrisë”, ka thënë ministri Murati.

Qeveria e ka ndarë po ashtu mbi 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë për muajt prill-maj .

“Përmes këtij vendimi ndahen mjete shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë në vlerë totale mbi 5 milionë për muajin -prill-maj me shtesa prej 100 euro për teknikë, 150 euro për mjekë dhe infemierët dhe 100 euro për policë”, tha ministri Murati.

Për sektorin e shëndetësisë janë 4 milionë e 6 825 euro, ndërsa për atë sigurisë janë mbi 1 milion euro.

Në mbledhje e saj Qeveria ka ndarë 8.5 milionë euro për përfituesit e skemave sociale. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se deri në qershor asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro në muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy