Krasniqi: Brenda 3 viteve Shqipëria do prekë praktikisht BE-në. Mund të ketë destabilizim në Malin e Zi

Krasniqi: Brenda 3 viteve Shqipëria do prekë praktikisht BE-në. Mund të ketë destabilizim në Malin e Zi

Sekretari i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, ISHGJ, Agim Krasniqi, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh optimist se brenda tre viteve Shqipëria do të prekë edhe praktikisht hyrjen në BE. Sidoqoftë si theksoi se ka ende disa çështje jetike ku Shqipëria mund të hasë vështirësi në procesin e integrimit.

Janë disa procese që i ka ndjekur Shqipëria derisa ka ardhur në situatën e hapjes së negociatave. Kanë krijuar një përvojë sa i përket procedurave dhe formatimit të grupeve punuese. Mirëpo çfarë shoh jetike, janë dy nga çështjet fondamentale, ku Shqipëria mund të hasë vështirësi, funksionimi i një shteti të mirëfilltë të bazuar në ligje dhe institucione, duke u ndërlidhur me reformën në drejtësi. Kjo reformë do preket me mirëqenien ekonomike, që prek politikat publike. Shqipëria i ka ato kapacitete, ka burime njerëzore. Jam optimist që brenda një periudhe 3-vjeçare do prekë edhe praktikisht hyrjen në BE. Me mbështetjen e aleatëve tanë, SHBA-ve, Shqipëria do t’ia dalë”.

Krasniqi tha se ka një njëhësim të politikës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Duke analizuar situatën në Malin e Azi, ai paralajmëroi se mund të kemi një destabilizim të shtetit nëse nuk menaxhohet si duhet marrëveshja që lidhet me kishën serbe.

Faktori shqiptar ka filluar ta marrë veten sa i përket institucioneve të BE. Shumë nga analistët e tepërojnë ndonjëherë me paragjykimet që i bëjnë z.Rama në institucionet e BE. Por një iniciativë e tillë lë për të kuptuar që shqiptarët po shkojnë drejt unifikimit të politikave. Edhe kërkesave për rezolutë sa i përket Gjykatës Speciale, është jashtëzakonisht e rëndësishme, pavarësisht sa do ketë impakt. Politika shqiptare e dy shteteve tona, po koordinohen në një kuptim më pozitiv, dhe në proceset e ardhshme do jenë më të njëhësuar. Situata në Malin e Zi mes Abazoviçit dhe kreut të Kishës Ortodokse serbe paraqet një sfidë të re për Malin e  Zi. Ka qenë një thikë pas shpine që i është bërë popullit malazez sa i takon kishës serbe. Kjo ka të bëjë me pronësinë e kishës atje, dhe ka gjasa të shkohet në përplasje, sepse do luhet me identitetin e kombit malazez. Nëse nuk menaxhohet mirë kjo marrëveshje, mund të ketë deri destabilizim të shtetit malazez”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy