Kulluri: Basha në provim për ofertën politike, me listat e hapura tregon se do të kthejë garën (VIDEO)

Kulluri: Basha në provim për ofertën politike, me listat e hapura tregon se do të kthejë garën (VIDEO)

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, kalimin nga kritik i Lulzim Bashës dhe qëndrimin në krahë të tij, e shpjegon me reflektimin e kryedemokratit.

Në studion e MCN Live ai deklaroi se gjatë gjithë kohës ka luftuar që partia të mos jetë e kryetarit dhe se për fat të keq opozita është përçarë ku ka një Parti Demokratike dhe Rithemelimi.

Ftesa që më bëri zoti Basha duke e ditur se kush jam, është një akt i fortë dhe reflektim. Nuk kam asgjë personale as me Berishën dhe as me Bashën.

Gjithë kriza dhe debati lindi se si u bënë disa deputetë në 2017 në mënyrë jo transparente dhe për qeverinë e përbashkët që nuk dha asnjë garanci për mos prekjen e votës.

Basha është në provim se çfarë oferte politike ka për shqiptarët, bashkë me të tjerët.

Të thuash që do të kthesh listat e hapura, do të thotë që do të kthesh garën.

Me këtë hap Lulzim Basha bën një propozim serioz dhe ky është një reflektim i madh, duke shmangur deputetët e emëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy