
Vazhdon të ndiqet me interes gara e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit. Por teksa PS, pothuaj e ka mbyllur me listën e kandidatëve deri në numrin 8 ku ndodhet drejtuesi politik, Taulant Balla, pasi koefiçenti dhe herësi mbeten të lartë dhe kandidatët poshtë numrit 8 nuk mund të spostojnë nga lista fituesit në renditje. Koefiçenti për PS-në është 10788 vota plus 1 votë.
Por ndryshe po ndodh në kampin blu. Gara mes kandidatëve të PD-së po bëhet gjithnjë e më e fortë. Në qarkun e Elbasanit, selia blu fitoi 6 mandate. Kandidati Dashnor Sula, që mbulon Peqinin dhe Belshin, ka surprizuar duke grumbulluar 6978 vota duke u renditur i pari.
I dyti vjen Luçiano Boçi, i cili nuk bën pjesë në gjashtëshen e parë dhe tani i duhet të kapë 9647 vota plus 1 që të kalojë herësin që ka kjo forcë politike me votat e grumbulluara në qarkun e Elbasanit që të spostojë një nga kandidatët meshkuj. Kur janë numëruar 356 nga 511 kuti, Boçi ka grumbulluar 6512 vota.
Surprizë mbetet Lefter Gështenja nga Librazhdi i cili vazhdon të grumbullojë mjaft vota duke iu larguar kështu zonës së rrezikut. Ai ka grumbulluar deri më tani 3717. Të presim përfundimin e rezultatit



