Kryeministri Edi Rama duke folur në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, tha se 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe që njihet si festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, të njihet si e tillë edhe në Shqipëri e Kosovë.
Ai i kërkoi presidentes Vjosa Osmani, që këtë t’ja propozonte edhe Albin Kurtit.
Dita e Alfabetit, dita gjuhës që na bashkon të gjithëve, dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri, dhe patjetër unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time”.
Ndër të tjera Rama tha se asnjë vend i botës nuk i detyrohet diasporës sa Shqipëria.
Rama tha se shqiptarët në botë, të tillë si Dua Lipa, Mira Murati, e të tjerë, na kanë mësuar se ëndrrat janë të paarritshme. Kreu i qeverisë theksoi se nëse jemi të bashkuar s’ka objektiv të paarritshëm.
Nëse vendet tona ku ne sot kemi fuqinë shtetbërëse nuk kanë arritur për shumë e shumë kohë aty ku do të duhej të kishin qenë, kjo në radhë të parë ka të bëjë me aftësitë tonë, se çfarë jemi në gjendje ta bëjmë individualisht, të jemi ta bëjmë edhe kolektivisht.
Lidhja me diasporën, fuqizimi i kësaj lidhje, ndërveprimi me diasporën është rruga për të fuqizuar përpjekjen e përbashkët dhe për të fuqiziuar besimin se ne mund t’i ngremë shqiptarët aty ku nuk ka qenë kurrë asnjëherë.
Marria e të mos pasurit për 100 vjet pavarësi, përfshi edhe 25 vite të para të Shqipërisë demokratike, një strategji për të aktivizuar diasporën, është mbase nga më të mëdhatë e politikbërësve në Shqipëri.
7-8 vjet janë shumë pak për të ndërtuar këtë urë kaq të madhe dhe të rëndësishme, por janë mjaftueshëm për të gjykuar sot sa shumë potencial ka ky investim, dhe çfarë fuqie e paimagjinueshme mund të çlirohet më tutje nëse ne vazhdojmë të ecim së bashku në këtë drejtim. Asnjë vend i botës s’i detyrohet diasporës saç i detyrohet Shqipëria. Askush nga ne, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e me radhë, s’mund ta lënë pa e shfrytëzuar këtë fuqi të pamatshme”.



