Helmimi në mitingun e PD, përgjigja e ushtrisë: Nuk është lëndë luftarake

Helmimi në mitingun e PD, përgjigja e ushtrisë: Nuk është lëndë luftarake

“Konstatojmë se lënda nuk është luftarake”, me këtë frazë Forcat e Armatosura i kthyen zyrtarisht përgjigje prokurorisë së Tiranës në vijim të hetimeve që po zhvillohen për lëndimin e 146 tubuesve demokratë në bulevard.

Burimet thanë se megjithatë në ekspertizë nuk është përcaktuar se çfarë lënde ishte ajo që ju shkatoi pjesëmarrësve dhimbje sysh e djegie të lehta në trup, simptoma këto që i çuan disa prej t yre në spital. Por nga ana e saj ekspertiza e policisë kriminalistike përcakton se bëhet fjalë për lëndë të lëshuara nga prozhektorët, një version ky që nuk e ka bindur ende prokurorinë.

Për këtë shkak, por edhe sepse mjekësia ligjore nuk përcaktoi se çfarë elementësh u gjetën në gjakun e 22 pacientëve që u trajtuan në spital, prokuroria do të presë përgjigje nga laboratorët gjermanë për të konfirmuar dyshimet e saj.

Grupi i hetimit  nuk e ka regjistruar çështjen sipas referimit të policisë për dyshimet se është ndotur ajri, por për veprën 325 që është pengim i subjekteve elektorale për të zhvilluar aktivitetin e tyre./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy