Pas protestës Basha flet nga selia e PD: S’ka zgjedhje pa qeveri teknike (VIDEO)

Pas protestës Basha flet nga selia e PD: S’ka zgjedhje pa qeveri teknike (VIDEO)

Pasi përshëndti protestuesit e ardhur nga të gjitha qytetet e vendit, kreu I PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga qindra militantë është nisur drejtë selisë blu ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.

I shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PR Fatmir Mediu dhe ish-aleati i Ramës Eduart Ndocaj, kreu i PD-së është pritur me ovacione dhe me thirrjet ‘Rami ik’, ndërsa edhe para tyre ka mbajtur një fjalim të shkurtër.

“Vëllezër dhe motra, me përkushtimin tuaj e keni vrarë frikën e cdo zemre të shqiptari dhe shqiptareje, Shqipëria sot merr frymë me shpresë, besim dhe vendosmëri se kurajo juaj, qëndresa juaj, bashkimi juaj e mposhti të keqen. Kjo është shtëpia e demokratëve, kjo është shtëpia e lirisë, pra e çdo shqiptari që ndihet apo do të jetë i lirë. Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re, e vetmja e vërtetë dhe e drejtë që njohim ligjërisht.

Tani shpallëm së bashku të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe këto e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ketë vetëm me një qeveri teknike, opozita e shpalli, opozita e thirri por e juaja është merita, e juaja ishte sakrifica e juaj dhe jona do jetë përgjegjësia për ti shkuar deri në fund. Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy