Rama: UBT zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar (VIDEO)

Rama: UBT zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Universiteti Bujqësor i Tiranës do të zgjerojë bashkëpunimin me qeverinë gjermane.

Nga salla e UBT së bashku me ambasadorin gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, Rama tha se tashmë UBT në bashkëpunim me qeverinë gjermane ka marrë një program Doktoraturë në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj.

“Jam i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë statusi akademik, një bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime, edhe pse Evisi thotë po të konvertohet me të sotmen, konvertohet në master. Të gjithë sot janë në master. Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar dhe një botë universitare të integruar dhe të ndërthurur në programet e veta në të gjithë rrugën e vet me universitetet Europiane, ky Universitet bëhet një shembull që do bëjmë çmos që të rrezatoj. Duhet të gjeje derën e universitetit duke pyetur se ishte një kaos, në rrëmujë e paparë, por çfarë ka ndryshuar në aspektin fizik është pjesa më e lehtë. Jemi në një fazë të avancuar me një prej universiteteve më të vjetër dhe më të mirë të botës në universitetin bletorial, me atë të Vjenës. UBT të jetë një derë tjetër e Universitetit të Vjenës, dhe studentët të jenë këtu dhe të krijohet një hapësirë ndërkombëtare edhe në rrafshin e përbërjes së tyre, nuk është e pamundur dhe që do të nisë, por një plan që ka nisur. Ndërkohë, edhe sa i përket rritje së interesit për t’u regjistruar në këtë universitet. Kompjuterat nuk prodhojnë dot bukë, perime, fruta e me radhë. Ushqimi do jetë gjithnjë e më shumë sfida e popujve dhe vendeve”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy