
Organizata e Kombeve të Bashkuara, Turqia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për tranzitin e drithit në Detin e Zi dhe kanë rënë dakord për një plan për lëvizjen e 16 anijeve të planifikuar për sot, pasi gjatë së dielës asnjë anije nuk kaloi nëpër korridorin humanitar detar.
Kjo është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara, duke saktësuar se 12 anije janë nisur dhe 4 të tjera do të nisen në vijim.
Dy ditë më parë, Rusia njoftoi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia dhe që skadon më 18 nëntor, pas “sulmit terrorist” të kryer në Sevastopol të Krimesë, kundër anijeve të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile.
E angazhuar në sigurimin e korridorit për eksportet e grurit nga portet e Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se:
Në dritën e sulmit terrorist të kryer nga regjimi i Kievit më 29 tetor të këtij viti me pjesëmarrjen e specialistëve britanikë kundër anijeve të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile të angazhuara në sigurimin e sigurisë së korridorit të grurit, pala ruse pezulloi pjesëmarrjen, në zbatimin e marrëveshjeve për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës.



