Arrestimi i 6 shtetasve turq, BE: Arbitrar dhe kundër të drejtave të njeriut

Arrestimi i 6 shtetasve turq, BE: Arbitrar dhe kundër të drejtave të njeriut

Për arrestimin e shtetasve turq në Kosovë që akuzohen për terrorizëm, ka reagiar edhe Bashkimi Evropian. Në një reagim të saj BE-ja e ka cilësuar arbitrar dhe kundër të drejtave të njeriut arrestimin e shtetasve turq, të enjten e kaluar.

Për Gazetën Express, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç ka deklaruar se, arrestimi dhe dëbimi i mëpasshëm i gjashtë shtetasve turq, të cilët kishin leje qëndrimi në Kosovë, ngjall dyshime për respektimin e procesit të rregullt ligjor.

Sundimi i ligjit është parim themelor i Bashkimit Evropian. Në linjë me vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike, dhe gjithashtu siç përcakton Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, të gjitha veprimet e institucioneve vendëse në Kosovë duhet të jenë në përputhje me sundimin e ligjit dhe respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Procedurat arbitrare në lidhje me arrestimin, mbajtjen apo azilin bien ndesh me këto parime”, ka theksuar Kocijançiç.

Më tej ajo shprehet se Turqia duhet t’i nënshtrohet procesit të rregullt dhe normave të mirënjohura ndërkombëtare, kur kërkohet ekstradimi.

Sa i përket Turqisë, ndonëse ne e kuptojmë nevojën që t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit për përpjekjen e 15 korrikut për grusht shteti, çfarëdo akuze për keqbërje apo krim duhet t’i nënshtrohet procesit të rregullt dhe normave të mirënjohura ndërkombëtare, kur kërkohet ekstradimi. E drejta e çdo individi për gjykim të drejtë duhet të respektohet plotësisht. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si anëtare e Këshillit të Evropës, Turqia ka pranuar këto parime”, tha Kocijançiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy