“Të Zotit jemi, tek ai do kthehemi”, Sidrit Bejleri ndan dhimbjen për humbjen e vajzës

“Të Zotit jemi, tek ai do kthehemi”, Sidrit Bejleri ndan dhimbjen për humbjen e vajzës

Këngëtari Sidrit Bejleri ka ndarë dje me ndjekësit në rrjetet sociale dhimbjen për humbjen e vajzës së tij 10 vjet më parë. Me anë të një postimi në “Facebook”, këngëtari shkodran përcjell një mesazh për njerëzit që humbin të dashurit e tyre, pavarësisht moshës.

Postimi i plote

Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.
Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!

Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…

Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…

Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…

Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.

Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.

Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy