
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka vendosur të vetëkarantinohet një javë, menjëherë pas lajmit se presidenti francez Emanuel Macron është infektuar me covid.
Sanchez është takuar me presidentin Macron të hënën e 14 dhjetorit në Pallatin Elysee. Ende nuk dihet nëse kryeministri Sanchez i është nënshtruar testit të covid, as për simpotoma të mundshme. Javën e fundit, Macron ka takuar një sërë zyrtarësh të lartë europian, deri më tani vetëm kryeministri spanjoll dhe presidenti portugez kanë vendosur të marrin masa.



