
Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka vlerësuar zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie përmes primareve për të cilët deklaroi dhe mbështetjen.
Ai tha se sot Bashës i ka humbur vula e partisë dhe se Partia Demokristiane dhe aleatët e tjerë e kanë shpallur non grata atë. Sipas tij çështja e Bashës është e mbyllur, pasi siç ai shsprehet një elektorat pa opozitë dhe se pa LSI ai e di mirë se nuk do ketë kurrë pushtet.
E kemi diskutuar dhe kemi pasur dhe debate dhe këto parti kanë gjykuar që në këto zgjedhje lokale të qëndrojnë të lira dhe të mbështesin kandidatët që dalin nga primarja. Çështja me Bashën është e mbyllur. Është një elektorat që është në opozitë dhe ata janë të orientuar pasi grupi i rithemelimit bëri një hap demokratizues që kandidatët të zgjidhen me votë të lirë.
Shkodra pati 6 kandidatë në garën e primares. Luli nuk do fitore por të mbajë vulën me zor. Basha tentoi të kishte aleanca por nuk e arriti. Sot Basha është non grata nga partitë aleate, të vogla. Partia Demokristiane e ka me dekret që është i shpallur non grata. Mbështetja sot do jetë për kandidatët e Rithemelimit që dolën nga primarja. Skema është 3 polare dhe Basha e di që pa LSI nuk do ketë pushtet kurrë. Prezenca e LSI jep garanci. Durrësi do ketë një ndëshkim për Bashën dhe Ramën për shkak të aferës korruptive, portin, do ketë ndëshkim pasi Rama është tall me kryetarin e bashkisë. Do ketë votë ndëshkuese.



