
“Paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së synon industrinë ushtarake, propagandën dhe sistemin financiar të Rusisë. Presioni mbi agresorin rus duhet të rritet: ne presim hapa vendimtarë kundër Rosatom dhe industrisë bërthamore ruse, më shumë presion mbi ushtrinë dhe bankat”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi më shumë, pasi Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.



