
Grupimi i PD-së së Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore .
Lëvizja e grupit Basha-Alibeaj-Bardhi qe zyrtarisht drejtojnë PD-ne, vjen pak pasi grupi i Berishës gjithashtu kishte dërguar ne KQZ një liste me emra kandidatesh për të qenë anëtarë te KZAZ si përfaqësues të partisë demokratike.
E megjithatë KQZ njeh ligjërisht në krye të PD, Lulzim Bashën, përsa kohë ende nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës pasi dy grupimet janë në gjyq për këtë gjë.
Deri tani Basha-Alibeaj kanë zyrtarizuar disa kandidate në bashki të caktuara për zgjedhjet e 14 majit.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste dhe ato me numër tek Partia Demokratike.



