
Ilgi Zepishta, ekspert financash tha në studion e emisionit “MCN Economy” se bizneset hezitojnë të deklarojnë pagat reale të punonjësve pasi kjo ka kosto të madhe për bizneset.
Sipas Zepishtës, bizneset janë të papërgatitura në këtë fazë.
Kjo ka dhënë deri diku efektet e tyre. Diku është pritur në një mënyrë “pozitive”, por një pjesë e madhe e tyre janë të shtrënguar të deklarojnë pagat reale se kjo ka kosto të madhe për bizneset, deklarimi i pagave. Ata janë të papërgatitura në këtë fazë . Deklarimi real i pagave ka një kosto duke filluar 28% sigurime shoqërore plus tatimi mbi pagën 13%, për pagat mbi 50 mijë lekë. Deri në 50 mijë lekë paguan vetëm 23%, mbi 50 mijë është diferencë e madhe se hyn tatimi i pagës në fuqi.
Më tepër ka qenë një qasje në mënyrë presioni, ose ndërgjegjësim për bizneset që të vetëdeklarojnë pagat. Se çfarë do të ndodhë, se thuhet në vazhdimësi do të jeni nën kontroll”.
Ne nuk kemi statistika, përderisa thuhet nuk ka më pagë minimale në Shqipëri, e pranojmë që nuk ka një pagë minimale, atëherë për çfarë arsye e lë pagën minimale 40 mijë lekë. Nëse e di që paga minimale nuk është më 40 mijë lekë bruto, atëherë ndërhy, ndërhy me VKM, ndrysho nivelin e pagës minimale për efekt të llogaritjes së pensioneve.
Nuk mund të kontrollosh një biznes dhe të përdorësh metodat që janë përdorur tek aksioni i energjisë elektrike.
Duhen ekspertë, inspektorë për të parë nëse është bërë evazione apo jo.
Jo nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë nën deklarimi i pagave me pensionet. Ai aksioni që ndodhi në 2014-2015 me energjinë. Në komunikim nuk ka lidhje se kjo i nënshtrohet ligjeve të tjera.



