Këngëtari që u bë viral nga kënga ‘Dashnia ime’: Në TikTok video mori direkt 8 mijë shikime

Këngëtari që u bë viral nga kënga ‘Dashnia ime’: Në TikTok video mori direkt 8 mijë shikime

Këngëtari i ri Orgito Dapa dhe kitaristi Elvi Nuka, ishin të ftuarit e fundit në programin e sotëm të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Dapa ndau përshtypjet e tij pas shikueshmërisë përtej parashikimeve që mori kënga e tij më e re “Dashnia ime”, e cila që në fillim mori direkt 8 mijë klikime

Kënga “Dashnia ime”, lindi pasi u ktheva nga Gjermania ku qëndrova 1 vit dhe fola me disa miq që ta realizojë një kngë të re për rikthim.

Pasi realizuam këtë projekt me producentin, pamë që në yt po ecte mirë por më pas ndaloi.

Më pas e riktheva në TikTok dhe direkt video mori 8 mijë views. Këtë e realizova me cover dhe mori shikueshmëri që nuk e besova as vet, më pastaj e realizuan cover edhe disa çuna të tjerë.

Kjo këngë ishte shkëndija e karrierës time. Falënderim për tekstshkruasin dhe kompozitorin, pa të cilët kënga nuk do të kjo që është.

Dapa, thotë se teksa është student për kitarë në Liecun Artistik, realizon me shokët e klasës edhe covera për TikTok, disa nga të cilat kanë arritur në 2,5 milionë views.

Jam në liceu artistik për kitarë. 1.5 milion views mori coveri i këngës “Çun Tirone jam”. Të tjerat morën deri në 2.5 milion shikime.

Së fundmi kam projektin edhe me Soni Malaj, e gjitha nisi në studion e producentit tonë të përbashkët, e pëlqeu dhe e realizuam.

Nga ana e tij kitaristi Elvi Nuka, foli për përkrahjen e artistëve me përvojë që u japin artistëve të rinj.

Dua të them një bravo të madhe për ata njerëz që na përkrahin neve të rinjve që jemi në fillimet e hapave të parë të karrierës tonë, sepse edhe ata e kanë nis vet si ne.

Unë me Orgiton kam tre vite që njihemi, është talent për moshën që ka, jemi njohur në rrjete sociale, dhe kur erdha nga Berati këtu në Tiranë na lidhi edhe shkolla. Ai është një talent i rrallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy