
Janë zbuluar detaje të reja mbi planin për eliminimin fizik të kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2021.
Në një dokument që u publikua sot nga hakerat, të lëshuar nga Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë, thuhet se ka informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
Dokumenti dyshohet të jetë hakuar në vitin 2021 nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Në dokument thuhet se i dyshuari kryesor është shtetasi shqiptar Prek Kodra, për të cilin thuhet se ka aftësi të mira në përdorimin e snajperve.
Po ashtu bëhet me dije se dyshohet që ai është implikuar në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.
Thuhet se Kodra se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në disa zona si Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.



