Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: Brenda një periudhe 2-vjeçare 24 orë ujë të pijshëm.

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: Brenda një periudhe 2-vjeçare 24 orë ujë të pijshëm.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një dëgjesë në Këshillin Bashkiak, shpjegoi pse duhet të rritet çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë.

Para këshilltarëve, por jo atyre të djathtë, te cilet mungonin, Veliaj tha se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur investimet dhe për t’i siguruar Tiranës brenda një periudhe 2-vjeçare 24 orë ujë të pijshëm.

“Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet.

Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Zonat e tjera nuk mund t’i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Arsyeja pse nuk ndihet është sepse bëhet furnizimi i depozitave. Në Bovillë klorinim i parametrave evropiane. Në pallate dëmtohet cilësia e ujit në depozita.

Pyetja është nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që e kanë 99 dhe 95 lekë.

Kur shkoi Korça nga 40 lekë në 99 lekë, kur do merrte një kredi nga KFW për rrjetin e ujësjellësit. Sot Korça nuk e ka problem ujin e pijshëm”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky hap, për të rritur me 20 lekë çmimin e ujit, një rritje më pak se një gazetë është e vetmja mënyrë për të shtuar burimet e ujit, për herë të parë që nga koha e ‘xhaxhit’. Ai përmendi edhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, duke i kujtuar çmimin e ujit që është shumë herë më i lartë se në Tiranë, kur ky ujë shitet nga UKT.

Sipas Veliajt një problematikë evidente në kryeqytet që lidhet me mungesën e furnizimit të ujit janë edhe burimet e vjetra. Veliaj theksoi se këto burime duhet të shtohen, ndërsa theksoi me batutë se i bie që qytetarët do të duhen të lahen veç ditëve të shtuna.

“Duhet të shtojmë burimet, ndryshe ne do lahemi të shtunën si në kohën e shkuar. Dëgjova Saliun që tha: ‘Bovilla është plotë’. Po si qenka plotë? Kapacitet do rritur. Ju flisni si shkencëtar. Deri dje thoni mos e privatizo. Po mirë po e bëjmë vetë. Tani thoni pse se privatizoni. Përveç burgut ai hidrauliku meriton çmim giness, se si i vë gypat. Ne jetojmë si në Çeçeni dhe pretendojmë të bëjmë protestë si në Zvicër. Guri i parë që bie ta thyen në mes atë që është bërë me gizën e partive. Rrjeti i shpërndarjeve është një problem. Isha me Elez Gjozën në Sauk të vjetër, aty ishin shtuar shtëpitë, por rrjeti ishte i vjetër. Zona që përfiton më shumë është Fresku, Astiri që është me puse edhe Yrsheku”, Veliaj në Këshillin Bashkiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy