Ekzekutimi në Elbasan, gjenden fletë votimi me numrin 12

Ekzekutimi në Elbasan, gjenden fletë votimi me numrin 12

Një sasi e konsiderueshme listash zgjedhore, karta identiteti dhe fletë votimi me numrin 12 janë gjendur në mjetin e blinduar, ku u qëllua sot në mesditë në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Burime pranë grupit të hetimit në vendin e ngjarjes, konfirmuan për MCN TV se pas sekuestrimit në cilësinë e provës materiale, pritet të verifikojnë nëse kemi të bëjmë me dokumente ID card dhe fletë votimi të falsifikuara apo origjinale.

Për këtë pritet që i gjithë materiali i sekuestruar në vendgjarje të dërgohet për ekzaminin në laboratorin kriminalistik.

Numri 12 është ai me të cilin përfaqësohet në listë Partia Socialiste.

Anduena Llabani

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy