
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 24-t në Superiore.
Barazim 1-1, pas 45 minutave të para, që ishin me të vërtetë spektakolare, me raste nga të dyja krahët.
Vllaznia kaloi e para në avantazh me Balajn, që shënoi në minutën e 3-të, pas një gabimi në zonën e Egnatias.
Rrogozhinasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Edison Ndreca, në minutën e 27-të.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar, me të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren.



