Protesta/ Balla: Lapanjozët që dhanë dhe morën urdhra të godasin institucionet, të përballen me drejtësinë

Protesta/ Balla: Lapanjozët që dhanë dhe morën urdhra të godasin institucionet, të përballen me drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se Policia e Shtetit meriton respekt për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet e shtetit gjatë protestës së opozitës të shtunën.

 

Duke folur në Kuvend ai deklaroi se kushdo që i ushqen me para ata që godasin institucionet duhet të mbajë përgjegjësi, bashkë me kryedemokratin Sali Berisha.

 

Ishin lapanjozë që kishin marrë urdhra për të goditur institucionet dhe këta lapanjozët duhet të përballen me drejtësinë. Kushdo që i ushqen ata me para për të goditur institucionet duhet të mbajë përgjegjësi, kjo parti politike bashkë me një matuf duhet të mbajnë përgjegjësi. 

(Drejtuar Gazment Bardhit) Ti do të mbash përgjegjësi për çfarë mban para, çfarë mban mbrapa se njerëzit mbajnë përgjegjësi për detyrën e vetë dhe mbajnë përgjegjësi për atë që firmosin. Kryetar grupi që çon për kallëzim penal nënkryetarin e grupit.

 

Më herët kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu se ka kriminalizuar policinë.

 

Sipas tij, si çdo regjim në fund, i vetmi mjet që i mbet në dorë është dhuna. 

 

Zonja që foli këtu mendon se i tremb qytetarët të kërkojnë drejtësi duke kriminalizuar policinë. Ne e dimë që ajo nuk e drejton policinë, ajo është vënë për zjarrfikësit, postën, policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda. Ajo duhet të japë llogari sesi policia përdoret për të rrëmbyer biznesmenë e jo më të mitur. E mbyllën hipotekën e Vlorës se policia nuk garanton dot institucionet publike, krimi i organizuar çdo ditë në hipotekë dhe ka detyruar drejtonin e përgjithshëm të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy