
Ujqërit mutantë që janë rritur në Çernobil duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit, duke rritur shpresat për shkencëtarët se studimi i organizmit të tyre mund të luftojnë këtë sëmundje te njerëzit.
Studiuesit thonë se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar çdo ditë ndaj rrezatimit radioaktiv gjashtë herë më shumë se kufiri sigurisë për një njeri, ndërsa po kryejnë studime me mostrat e gjakut të tyre për të kuptuar sesi trupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer.
Qaforet që kemi vendosur tek ujqërit na sjellin në kohë reale matjet se ku ndodhen ata dhe sa të ekspozuar janë ndaj rrezatimit. Ujqërit kanë adaptuar sisteme imunitare të ngjashme me pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit me rrezatim. Kemi identifikuar gjithashtu pjesë specifike të informacionit gjenetik të kafshëve që duken elastike ndaj rritjes së rrezikut të kancerit.
Këto gjetje, ajo i prezantoi muajin e kaluar në SHBA, në takimin vjetor të Shoqatës së Biologëve. Sipas ekspertëve të fushës, puna e grupit që po studion ujqërit në Çernobil mund të identifikojë mutacione mbrojtëse që rrisin shanset për të mbijetuar nga kanceri.
Por, së fundmi, pandemia e Koronavirusit dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë penguar këtë grup pune që të vizitojë Çernobilin.
Në vitin 1986, një reaktor bërthamor shpërtheu në termocentralin e Çernobilit në Ukrainë. Më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan nga qyteti, teksa zona ka mbetur e braktisur që nga ajo ditë.
Në një sipërfaqe prej 1600 kilometrash katrorë, ku rrezatimi ende përbën rrezik për zhvillimin e kancerit, njerëzit janë të ndaluar që të hyjnë, ndërkohë që kafshët e egra enden nëpër djerrinat e qytetit “fantazmë”.



