Kremlini: Marrëveshja 60-ditore e grurit "gjest i vullnetit të mirë"

Kremlini: Marrëveshja 60-ditore e grurit "gjest i vullnetit të mirë"

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zgjatja e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi për 60 ditë ishte një "gjest vullneti i mirë" nga ana e Rusisë, pasi kushtet e saj ende nuk janë përmbushur.

"Marrëveshja nuk mund të qëndrojë në një këmbë," tha Peskov kur u pyet se pse marrëveshja nuk ishte zgjatur me 120 ditë.

"Sigurisht, kushtet për zgjatjen e [marrëveshjes] janë relative. Por ky është një lloj gjesti i vullnetit të mirë nga ana e Rusisë," tha ai.

Peskov shtoi se Rusia e bëri këtë hap “me shpresën se pas një kohe kaq të gjatë do të përmbushen kushtet dhe detyrimet që janë marrë nga palët e njohura”.

Rusia dhe Kombet e Bashkuara ranë dakord për një zgjatje 60-ditore të marrëveshjes së grurit të Ukrainës pas negociatave në Gjenevë, njoftoi të hënën agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar zëvendësministrin e Jashtëm Alexander Grushko.

Grushko shtoi se kushti ishte që të gjitha premtimet e dhëna Rusisë të përmbushen, përfshirë edhe detyrimin për heqjen e sanksioneve, direkte dhe indirekte, për furnizimin e produkteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare globale.

Në korrik të vitit të kaluar, ministrat nga Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen pas muajsh negociatash të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia.

Rusia u zotua të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të grurit dhe farave vajore, disa nga eksportet më të rëndësishme të Ukrainës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy