Në datën 8 dhjetor 2016 Ministrat e Rinisë së Rajonit do të mblidhen në Tiranë, ku do të hapet për herë të parë Zyra Rajonale Rinore. Kjo është bërë e ditur nga Ministri Blendi Klosi në aktivitetin parapregatitor mbajtur në ambasadën gjermane, me përfaqësuesit diplomatic të Gjermanisë, Francës dhe Austrisë. Ministri Klosi tha se është historike, hapja e zyrës së parë rajonale.



