“Seks me kamarieren ose pastruesen”, oferta që çoi në burg pronaren e lokalit

“Seks me kamarieren ose pastruesen”, oferta që çoi në burg pronaren e lokalit

Një drekë në restorant dhe më pas seks me kamarieren ose pastruesen kundrejt pagesës. Në këtë mënyrë funksiononte një lokal në rrugën Tiranë-Elbasan, në pronësi të 50- vjeçares Abibe Sh., raporton “Panorama”.

Pronarja u bënte ofertën dhe nëse ndonjë nga klientët shfaqte gatishmëri, ata shoqëroheshin drejt një dhome mbrapa banakut, ku i priste një vajzë e zhveshur. Paratë i paguheshin pronares dhe më pas ishte ajo që i ndante ato me vajzat që ushtronin prostitucion në këtë ambient.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj Abibe Sh., e akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni”, “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 7 vjet burg. Në të njëjtin vendim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” kamerierja A.H., e cila u dënua me 3 muaj burg. Për të njëjtën akuzë u dënua me 1 vit burg S.H., klient që u arrestua në flagrancë nga policia. Të tre të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së dënimit, për shkak se u gjykuan me kohë të shkurtuar. Në vijim zbardhen detajet të funksionimit të një “çerdheje” të shfrytëzimit të prostitucionit në një lokal në rrugën Tiranë­Elbasan, rreth 36 km larg kryeqytetit.

Nga hetimi ka rezultuar se në datën 8 korrik 2016, rreth orës 15:30, në lokalin e të pandehurës Abibe Sh. ka shkuar për të ngrënë drekë së bashku me vëllain e tij i pandehuri S.H. Gjatë kohës që ai dhe vëllai i tij ishin duke ngrënë, e pandehura Abibe Sh. është afruar te tavolina e tyre dhe u ka thënë që “kam një gocë që po të doni, mund të kryeni marrëdhënie seksuale kundrejt shumës prej 1500 lekësh të reja”. bëhej në lokal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy