
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për të mos lejuar gazetarët të ndjekin nga afër seancat plenarre.
Në një postim në Tëitter, BE në Shqipëri shprehet se dëgjesat publike dhe aksesi i mediave në parlament është tipar i rëndësishëm i një demokracie liberale.
Po ashtu, në reagimin e BE thuhet se është për të ardhur keq që nuk pati konsultime me mediat përpara adaptimit të rregullave të reja nga ana e Parlamentit.
“Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, thuhet të reagimin e BE-së.



