Rusia është e gatshme të ndihmojë në organizimin e një vizite të ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) në termocentralin bërthamor të Zaporizhias.
Deklarata u bë dje në Telegram nga dje nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, raporton Interfax.
“Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi shpjegoi në detaje se përse nevojitet urgjentisht një vizitë e misionit ndërkombëtar në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Rusia konfirmoi menjëherë gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë në organizimin e këtij misioni”, shkroi Ulyanov.



