
Të bëhesh nënë në moshë të re është një rrugëtim i bukur dhe i vështirë njëkohësisht.
Këtë e dëshmon me shumë ndjeshmëri modelja Dasara Lleshi, e cila ndau në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” historinë e saj unike.
Ajo rrëfeu veçantinë që në emër të të bërit nënë në moshe të re, e ndau me vetdëshirë nga pasioni i modeles.
Jam nënë e tre vajzave, ‘tre dritave’ dhe them se nuk ka diçka që nuk menaxhohet. Në momentin që t’i lind, merr titullin nënë dhe është forca e Zotit ajo që të jep ta menaxhosh që në moshë të re. Në moshën 20 vjeç, jam bërë nënë për herë të parë dhe brenda 4 viteve kam bërë tre fëmijë.
Vlen ajo që fëmijët rrisin njëri-tjetrin, e dyta dhe e treta, kanë diferencë një vit me njëra-tjetrën, dhe pak është e lodhshme se kur kanë një grip, një temperatura, për të treja vajzat njëkohësisht, aty është pak e lodhshme, por në ditë të përditshme jo.
Kur mora vesh që jam shtatzënë herën e parë merresha me modeling, dhe mendova ta leja këtë profesion dhe të ju riktheja familjes.
Më dhimbi padyshim shumë sepse kisha që 16 vjeç që meresha me sfilita, me modë në Milano, Shqipëri e Kosovë, dhe kisha atë dashurinë për atë pasion.
Por në momentin që mora vesh që do bëhem nënë aty thashë më intereson më shumë pjesa që do bëhem nënë dhe do i përkushtohem asaj gjëje.
Dita që e mora në krahë, ishte dita më e lumtur e jetës sime. Pasi e linda më erdhi një ofertë për punë, pasi kisha mbaruar për juridike-kriminalistikë, pasi ishte një gjë që do humbja prap një karrierë të re për vajzën time.
Deri 9 muaj u mundova të rritesha bashkë me të, të vishja, ta rrisja. Më pas kam vazhduar të punoja në profesionin tim por ishte një pjesë që nuk e bëja me zemër, sepse nuk doja të dënoja njerëzit, por e lashë si profesion sepse nuk mundesha më, e stopova.
Dasara tregon se ndonëse sfidat ishin të shumta, ndjenja e të qenurit nënë ia kalon çdo sakrifice.
Shtatzënitë e saj nuk kanë qenë të lehta. Në shtatzëninë e dytë mbante binjakë, por fatkeqësisht djali nuk mbijetoi.
Vajza e parë me të dytën kanë tre vjet diferencë, kurse e dyta me të tretën kanë një vit. Në shtatzëninë e dytë ishin binjak por djali nuk mbijetoi, por i vetmi që më ndihmoj ishte Zoti, dhe vajza mbijetoi. Pastaj vajza e
tretë erdhi me shumë sfida, dhe pas 12 orësh, më thanë mjekët po rrezikon veten tënde, dhe pas echos së fundit më thonë se vajza po merr frymë, ishte rilindje për mua.
Aty ku unë isha ku linda vajzat në Prishtinë, dhe e treta është si djalë por Zoti mi dha tre vajza, dhe vetëm ne ato që me dhuroi ai.
Sot, Dasara është rikthyer në modeling dhe shpesh i habit njerëzit kur mëson se është nënë e tre fëmijëve.



