Rama: Projekt për të sjellë në Tiranë Universitetin Teknik të Stambollit

Rama: Projekt për të sjellë në Tiranë Universitetin Teknik të Stambollit

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri, kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke i shprehur mirënjohjen presidentit turk për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë.  

Sa herë që flitet për marrëdhëniet me Turqinë, shqiptarët nuk mund të harrojnë dot tre gjëra që mbeten në kujtesën kombëtare.

Falë jush, Kosova u njoh si e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.

Kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja të rënda, ju ishit i pari që komunikuat me mua, më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm dhe ndërmorët iniciativën për ndërtimin e menjëhershëm të 500 apartamenteve të reja.

E treta, kur Shqipëria dhe popujt e tjerë të BPO u ndien si peshku pa ujë në momentin kur bota u ndie nga koronavirusi dhe teksa shikonin në televizionet europiane fillimin e vaksinimit në Europë, nëse nuk do të ishte Turqia dhe ju personalisht, kushedi sa njerëz do të kishin humbur jetën. Këto janë tre momente mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen kurrë.

Rama tha se falë një projekti të ri, në Tiranë do të hapet një filial i Universitetit Teknik të Stambollit.

Ju përmendët spitalin, por përtej ngritjes së tij në kohë rekord nuk është i vetmi rekord i juaji në punët publike. Ai spital është sot një pikë referimi gjithnjë e më e dëshiruar, pararoja e një transformimi të mëtejshëm të sistemit tonë të shëndetësisë.

Mezi presim të materializohet projekti që do të sjellë Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Një xhevahir i ekspelencës turke në arsim, i mirënjohur botërisht që do tu japë mundësi studentëve shqiptarë dhe atyre në rajon të aksesojnë një universitet të një niveli botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy