Dy orë protestë për Teatrin!

Dy orë protestë për Teatrin!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të mërkurën mbaroi pas dy orësh protestën e dytë pas shembjes së godinës me një kauzë të re, rrëzimin e qeverisë.

Pas një dite "pauzë", kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca zbriti në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' përballë Ministrisë së Brendshme.

Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, ishte edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

Disa minuta para nisjes së saj forcat e policisë ishin mobilizuar në hyrje të pedonales në Bulevardin Zogu i Parë ku pritej të mblidheshin protestuesit.

Nesër në 11:00 zhvillohet protesta tjetër për shembjen e Teatrit Kombëtar para SPAK-ut. 

Protesta e kaluara u mbajt në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi.

19: 45h Basha firmos peticionin për Teatrin dhe nuk tërhiqet nga bojkoti për 'Zgjedhoren'

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përfundim të protestës firmosi peticionin e artistëve për Teatrin Kombëtar dhe deklaroi për mediat se nuk tërhiqet nga bojkotoi te Reforma Zgjedhore.

"Opozita ka një qëllim, t'u japim fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët, padrejtësia e ka emrin Edi Rama. Ne kemi bashkuar forcat në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi është i paevitueshëm. Rama është investuar të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Kjo i jep sot betejës sonë për zgjedhje të lira një apel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në ditët në vijim PD-ja do të përvijojnë hapat me qëllim që synimi ynë për t'u dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet një orë e më parë dhe t'u mundësojmë që të shporrin me një votë plebishitare një hajdut ordinier.

PD-ka ka treguar vullnet për reformën zgjedhore, sot nuk është përgjegjësia jonë. PS-ja ka hedhur në erë besimin në një proces, ku pa besim nuk është asgjë, opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne do të jemi gati ëpr ndryshim sistemi, për mazhoritar të pastër dhe dy dhoma dhe kufizimin e mandateve të deputetëve, por asgjë nuk do të ketë kuptim përderisa kujdestar i zgjedhjeve do të jetë hajduti Edi Rama" tha ai.

19:00h Alfred Lela: Ramën e Lleshajn nuk i fal se janë burracakë

Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka folur edhe gazetari Alfred Lela i cili u dhunua nga policia.

Lela tha se shteti shembi Teatrin natës hajdutçe dhe se nuk i fal Ramën dhe Leshajn pasi nuk u treguan burra që të pranonin dhunën.

Erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, Edmond Budina, Neritan Liçaj, Mehdi Malka që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. Ua respektoj sakrificën dhe dhimbjen e u them se nuk ishte dështim. Shteti erdhi në mes të natës, hajdutçe, që është edhe e shteti, e jona, por jo e pushtetit. Unë i kam falur policët sepse janë bij nënash të bëra kokë turku, por nuk e kam falur Edi Ramës dhe nuk do ta fal as Sandër Leshin. Jo se u dhunova atë ditë, por sepse nuk pranuar dhunën si burra Shqipërinë. Nuk mundën se janë burracakë. Ky nuk ishte suksesi i parë i Ramës, pasi ka pasur sukses edhe në mbjelljen e kanabisit dhe largimin e të rinjve”, tha ai.

18:50h Cukali: Shqipëria po zgjohet, ky është 21 janari i Edi Ramës

Aktivisti Koloreto Cukali në fjalim e tij përpara protestuesve foli për diktatura moderne, të cilat vijnë me votë, por nuk duan të ikin me votë. Ai tha se Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 janari i Edi Ramës.

“Diktaturat moderne vendosen pak nga pak çdo ditë. Diktaturat moderne vijnë në pushtet me votë. Por pasi vijnë në pushtet me votë nuk duan të ikin me votë. Më pas kërkojnë armikun. Pushteti aktual e ka gjetur armikun, mediat dhe gazetarët. Hapin e parë e kemi bërë. Hapi i parë është që ne nuk jemi një popull indiferent. Ne nuk jemi popull derrash. Ne jemi këtu sepse gjithsecili ka një evropian të vogël brenda vetes. Unë mendoj se Shqipëria po zgjohet dhe besoj se ky është 21 janari i Edi Ramës. Unë besoj që miti i ndërtuar me kujdes që thoshte se "Berisha të vret në bulevard, kurse ky jo" mendoj se ra”, tha ai.

18:45h Aktori Neritan Liçaj falenderon kreun e opozitës Lulzim Basha

Aktori Neritan Liçaj falenderon kreun e opozitës Lulzim Basha për mbështetjen e protestës së artistësve dhe për kauzën e drejtë kundër grabitjes së qeverisë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas mbarimit të fjalimit, Neritan Liçaj u shkëput nga kolegët e tij dhe qendroi me kreun e opozitës, i cili po merr pjesë në protestë, në shenjë solidariteti me artistët. Lulzim Basha është angazhuar publikisht se me të marrë drejtimin e qeverisë, do të vendosë për rindërtimin e Teatrit dhe do të çojë përpara drejtesisë përgjegjësit për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Liçaj, i dhunuar dhe i ndaluar nga policia të dielën, është një nga artistët më aktivë në mbrojtjen e kauzës së Teatrit.

 Ai hapi sot protestën duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos mendojnë “deri tek pragu i shtëpisë së tyre”.

Nuk mbaron aty bota , aty fillon. Çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë edhe mua, edhe me ty. Ka të bëjë me të ardhmen, me atë që do mbjellim nesër", tha Liçaj.

Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”- u shpreh ai.

18: 40h Karabina: Rama e Veliaj turpi i qytetit, firmosën në dëmin tonë

Mirela Karabina në fjalën e saj në protestën për teatrin tha se Rama dhe Veliaj janë turpi i qytetit, pasi kanë firmosur në dëm të qytetarëve.

“Jemi këtu në vendin e krimit ku shteti kërkon të mbulojë gjurmët, por nuk i mbulon dot.  Bashkia me VKM nuk ka pasur të drejtë të shembë teatrin kombëtar. Fytyra e krimit është Edi Rama. Që kaloi një pronë publike në pronësi të bashkisë. Erion Veliaj për sulmin që ka bërë dhe për vjedhjen e pronës publike. Janë turpi i qytetit janë ata që kanë firmosur në dëmin tone”.

Ajo ka përmendur disa nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët sipas saj kanë firmosur për shembjen e teatrit.

"Nuk ka pasur të drejtë të shembë Teatrin Kombëtar. Nuk do të rrimë pa denoncuar Erion Veliaj dudhet të hapi dorëheqjen për këtë shkelje që ka bërë. Luan Bregasi, Toni Gogu duhet të japë dorëheqjen sepse ka firmosur Mira Rakacoli, kjo na paska mbyllur për të shembur Teatrin, Adrian Civici, konsulent i Ramës, Aoldrin Dalifi, anëtar në tre borde shteti, Besfort Lamallari, anëtar në dy borde shteti, Teuta Vodo, zv ministre e Brendshme,  Julian Hoda, zv ministër i brendshëm, Sonila Qato, këshilltare e Belinda Ballukut, Klodjana Veshku, këshilltare e Edi Ramës, Artur Sula, anëtar në dy borde shteti, Ardian Salianji, Ornela Cuci. Janë mbaruar njerëzit, ata duhet të jenë edhe drejtorë edhe pozicione të tjera. Blerina Doraca, Ednis Hoxha, zv.kryetari i hipotekave, të dashur qytetarë këto ishin disa nga personat që kanë firmosur krimin, atë që ndodhet pas nesh. Të gjithë këshilltarët duhet të japin dorëheqjen dhe të dalin para drejtësisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë. të gjithë së bashku do ia dalim, vetëm vënia përpara e kësaj protese, rrugë tjerër nuk ka", është shprehur Karabina.

18:30h Budina: Te trualli i teatrit të ndalohen punimet, do të pengojmë projektin

Regjisori Robert Budina u shpreh se tani fjalën e ka populli dhe sheshi.

Ai kërkoi që SPAK të vendosë përpara drejtësisë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj, ministren e Kulturës, drejtorin e Teatrit, IMT, etj.

"Kemi ndjeur 2 vite e 3 muaj për Teatrin imagjinoni për demokracinë. Sot për të rikthyer teatrin sikur ka qenë kemi hapur një peticion që mund ta firmosni këtu, që do të shpërndahet nëpër Shqipëri 'E dua Teatrin aty ku ishte, siç ishte'. Kryeministri tha unë kam votat dhe bëj ctë dua. Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist mbi artistët dhe aktivistët, qytetarët. Kemi të gjitha pamjet kur tërhiqen zvarrë intelektualët sepse donin të mbronin teatrin. Ne nuk do të tërhiqemi se jemi kockë e fortë.

Ia treguam 2 vite dhe 3 muaj e çuam në dëshpërim total. Ai e shembi për të na thënë se është i fuqishëm dhe nëse ne nuk rikthejmë tempullin e qytetarisë nuk do ta fitojmë kurrë betejën. Faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi skëterrë cfarë po ndodh dhe motoja jonë nuk është ik, por eja. Ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar këtë bejetë. I kërkova policisë që të vendoste vajzat përpara, se ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Të nderuar qytetarë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajnë në qeli për 72 orë, të tjerë u lanë në arrest shtëpi, asnjë procedim për forcat e policisë. Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer. Nëse nuk ka reagim nga drejtësia e re qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasurinë e tyre me të gjitha format.

Kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për kryetarin dhe n/ kryetarin e bashkisë për korrupsion dhe tani për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë porositëve i sulmeve, ekzekutuesi, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte, IM që e la të shkatërrohej, të gjithë drejtorët që vendosën firmën në një raport të pakryer asnjëherë. Inxhinierët që kanë firmosur pa qenë asnjëherë në godinë. Një hap i parë është ndalimi i cdo punimi në truallin e teatrit. Kërkesa nga ana e prokurorisë dhe shpallja për procedim penal për të përfshirët. Ne do të pengojmë me forcë në të kundërt projektin. Ju bëj bëj thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë" tha ai.

18: 20h "Ti Shqipëri më jep nder..." Mehdi Malkaj emocionin qytetarët në protestë

Me mirësinë e tij, aktori Mehdi Malkaj ka emocionuar të pranishmit në protestën për Teatrin Kombëtar. Bashkë me qytetarët, aktori ka recituar disa vargje të poezisë së Naim Frashërit.

“Ju kam xhan të gjithëve. Do të më duhet të bëj nja dy vlerësime. Dua të përshëndes ca njerëz. Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Mos ua paçim kurrë këtë borxh. Dua të përshëndes teatrin "Migjeni" në Shkodër. Nëse kjo quhet demokraci çfarë mund të themi për diktaturën. Unë do recitoj një 4-5 vargje. Unë do them të parin ju do më shoqëroni të gjithë. "Ti Shqipëri më jep nder, me jep emrin shqiptar, zemëron ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr".  Më duket sikur këta dronet janë shtuar më shumë se dallëndyshet”.

18:10h Liçaj: Thërrasim në këtë kauzë të gjithë shqiptarët, me dhe pa parti

I pari që e ka marrë fjalën në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme ka qenë aktori Neritan Liçaj.

Ai u shpreh se kjo kauzë tashmë thërret gjithë shqiptarët që ta ndryshojnë vendin për tu bërë si gjithë Evropa.

“Kemi harruar t’i përkasim njëri-tjetrit thotë Nënë Tereza. Jemi këtu, aleanca për Teatrit, një grup i vogël që rezistuam. Qëllimi paska qenë që t’i pushkatonin ato dy shqiponja që ishin dy teatrot. Ne jemi shqiptarë dhe thërrasim në kauzë të gjithë shqiptartë, me dhe pa parti, që të ndryshojë diçka në këtë vend që të bëhemi si gjithë Evropa.Nuk ka kauzë më të madhe se Teatri se aty ndodh katarsisi. Kjo është një çështje që na takon të gjithëve. Do të doja nga të gjithë ju që na keni besuar dhe të fillojmë të gjithë të shprehemi. Sheshi i Teatrit ishte sheshi i lirisë. Unë do të doja drejtësi për atë togë pushkatimi që e vrau atë Teatër Kombëtar.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos rrinë te shtëpitë e tua dhe të mendojnë se ç’më duhet mua. Jo! Çdo gjë ka të bëjë me këtë vend, ka të bëjë me të gjithë se ka të bëjë me të ardhmen. Nuk bëhet ndryshimi duke ndjekur interesat tona të vogla. Shqiptarët të mos i falen perëndisë së vetëm të parasë, por ka diçka përtej kësaj. Të mos harrojmë që në jetën dhe familjen tonë, se ajo që çka bëjmë në jetë mbetet si jehonë në përjetësi, jo si ajo hakmarrja personale që bëri Edi Rama”.

18:05h Policia po monitoron protestën nga tarracat e institucioneve

Sikur ndodhi në protestën e kaluar edhe sot, protesta po monitorohet nga efektivët e policisë dhe agjentët që janë vendosur mbi godinat e institucioneve qeveritare rreth vendit ku po zhvillohet protesta.

17:59h 'Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu', protestuesit shprehin revoltën përmes shprehjeve në banderola

Ditën e sotme protestës së 'Aleancës' dhe Opozitës, grupmosha të ndryshme me banderola e pankarta të shumta në duar. "Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu", është një ndër banderolat e mbajtura. Kurse një i ri mban kartonin me shkrimin "27 mars Dita Botërore e teatrit, 17 mars dita e shkatërrimit".

17:14h Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.

Një gjë e tillë është premtuar edhe nga opozita, e cila ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin ashtu siç ishte, por me parametra modern.

Aleanca për Mbrojtejen e Teatrit ka thirrur sot një protestë në orën 17:30. Disa minuta para nisjes së saj forcat e policisë janë mobilizuar në hyrje të pedonales në Bulevardin Zogu i Parë ku priten të mblidhen protestuesit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy