Aktorja Kate Winslet është një ikonë e pozitivitetit trupor, e cila ka mësuar të dojë veten, duke promovuar vazhdimisht ndër femrat e tjera idenë e të ndjerit mirë me trupin që ke dhe duke hedhur poshtë idenë e përsosmërisë.
E intervistuar nga revista Harper’s Bazaar, aktorja e “Titanic” tha se ajo refuzoi të fshinte rrathët e barkut në postproduksion gjatë mini-serialit “Murder in Easttown” dhe se nuk kishte probleme me disa palosje të barkut të saj të cilat shiheshin në disa skena nga “Lee”, filmi i që pritet të dalë së shpejti për jetën e modeles amerikanes Lee Miller.
Gjatë intervistës, Kate Winslet shpjegoi se nuk ushtrohet më për të përqafuar format e trupit të saj.
Gjatë xhirimit të filmit, Kate tha se ka një pjesë ku Lee është ulur në një stol me bikini.
Një pjesëtar nga ekipi erdhi në mes të filmit dhe tha, “Ndoshta duhet të ulesh më drejt”.
Ne po e privojmë veten nga trupat femërorë të pafiltruar dhe realistë në filma.
Kate tregoi gjithashtu se çfarë ndodhi në xhirimet e mini-serialit “Murder in Easttown”, ku regjisori Craig Zobel i kishte propozuar që të eliminonte disa tule në postproduksion pas një skene seksi. Por ajo u përgjigj: “As mos u mundo”.
Doja që personazhi im të portretizohej si një grua e papërsosur, por e plotë, doja një trup dhe një fytyrë që të lëvizte në harmoni me moshën e saj.
Winslet mbush 50 vjeç tetorin e ardhshëm dhe planifikon të festojë pa bujë ndoshta duke gatuar darkë për miqtë.
Nuk më pëlqejnë festat e mëdha dhe nuk i duroj dot surprizat.



