“Rama, mjeshtëri i kukullave që lëviz fijet”/ Shehaj: I fuqizon dhe pastaj i flak. Nuk flasin pasi s’u preken paratë!  (VIDEO)

“Rama, mjeshtëri i kukullave që lëviz fijet”/ Shehaj: I fuqizon dhe pastaj i flak. Nuk flasin pasi s’u preken paratë! (VIDEO)

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se nuk e shqetëson përplasja Rama-Veliaj, por fakti që bashkia po trajtohet si plaçkë dhe ku kryeministri po ushtron ndikim të paligjshëm te punonjësit. Sipas Shehajt Rama është “mjeshtri i kukullave” që lëviz çdo fije, dhe të tjerët lëvizin sipas ritmit të tij. Shehaj thotë se kreu i qeverisë i merr me radhë ministrat dhe bashkëpunëtorët, ku fillimisht i fuqizon dhe më pas i flak në mënyrën më të keqe. Sipas asnjëri nuk flet sepse ndonëse nën hetim, në fund nuk preken paratë e përfituara nga aferat. 

Nuk më shqetëson përplasja. Më shumë më shqetëson se si është e mundur që kryeministri i vendit ushtron ndikim të paligjshëm te punonjësit e Bashkisë Tiranë. Kjo është shqetësuese në gjithë këtë proces. I vetmi që e mban në atë detyrë është Rama, që është i vetmi ka tagrin për ta shkarkuar, dhe s’e kuptoj kur e mban në detyrë, pse duhet të shkelë ligjin, që të përcaktojë kush do jetë kryetar bashkie, apo roje te dera te Bashkia e Tiranës. Ky është veprim i jashtligjshëm për sa kohë flasim për dy pushtete të ndara. Këtu duhet të kishte vepruar struktura speciale patjetër”.

E pyetur a sheh një përplasje mes Ramës dhe Veliajt, Shehaj tha:

Këto janë lajme momentale, që do t’ua shohim arsyen për çfarë prodhohen. Mund të jenë kërkesa apo mosdakordësi midis njëri-tjetrin. Për mua është shqetësuese që Bashkia e Tiranës është kthyer në një plaçkë. Edi Rama përfiton nga ky show, për sa kohë merremi u zu Rama me Erjonin, s’merremi me të gjitha vjedhjet dhe masakrat në këtë vend”.

Bushka duhet të hetohet për të gjitha paratë dhe përfitimet që ka marrë nga gjithë këto OJF. Kjo 5D është një skemë që ua ka mësuar ky drejtorëve. Këtu ke Edi Ramën. Atë Erionin e ka vendosur Rama si kandidat të Rilindjes, nuk është vetshpallur. 

Nëse nuk ka ndikim gjithë kjo çjerrje maske, kur të jepen Shifra, faktohen edhe nga drejtësia, që drejtrucë bashkie dhe drejtorucë ministrish kanë fituar tendera që në total shkojnë 200-300 milionë euro, s’e kuptoj s’i mund të votohet më një qeveri e tillë. Akuza për grup të strukturuar kriminal është për inceneratorin dhe 5D. Veliaj dhe Rama janë pjesë e strukturës së inceneratorëve. Këtu ka vetëm një ‘Master of Puppets’ që është Edi Rama, ai lëviz çdo fije, dhe këta lëvizin sipas ritmit të Ramës. Nëse nuk i pritet fija atij, do shkojë keq e më keq. 

Gjithçka rrotullohet rreth atij individi. Rama e ka kuptuar që pas kësaj gjëje qëndron Rama, kështu do ta kuptojnë edhe të tjerët. Ai i ka me radhë, i merr, i fuqizon, i çon në burg. I përdor dhe i flak në mënyrën më të keq të mundshme. Rama i bëri pis të gjithë. I bën pjesë të lojës së tij. Po të shohësh akuzat, ke parë ndonjë që t’i sekuestrohet pasuria?! Asnjëri s’flet, se gëzojnë lekët të gjithë, se lekët s’ua ka marrë kush”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy