Numërimi elektronik i votave, KLSH: Ja si i u zhdukën 2.5 milionë euro (VIDEO)

Numërimi elektronik i votave, KLSH: Ja si i u zhdukën 2.5 milionë euro (VIDEO)

Bujar Leskaj njofton Kuvendin, pse e kallëzoi në prokurori kryetaren e KQZ-së, Lefteri Luzi

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH)  i dërgon Kuvendit një raport ku denoncohet Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefteri Luzi mbi dështimin e sistemit të numërimit elektronik të fletëve të votimit në zgjedhjet e kaluara. Materiali i firmosur nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj, që i është dërguar më 30 qershor edhe prokurorisë, argumenton kallëzimin penal ndaj Luzit.

Dëmi ekonomik

Sipas raportit, dëmi ekonomik i vlerësuar prej: 2,563,349.5 EURO, është dëmi i shkaktuar fondeve buxhetore nga dështimi i dy projekteve të cilat do të hapnin rrugën për numërimin elektronik të rezultateve zgjedhore e konkretisht: Projekti, SEN Qarku Fier në vlerën prej: 966,752.5 EURO dhe për Projektin, SEV të Qarkut Tiranë në vlerën pej: 1,596,597EURO . Shuma e konsideruar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit ka ardhur nga lidhja e kontratave në kapërcim të afateve ligjore si dhe lidhja e këtyre kontratave me kushte të favorshme për kontraktonin dhe të disfavorshme për shtetin, për të cilën nga auditimi është ngarkuar me përgjegjësi znj. L. L si nënshkruese e këtyre kontratave. Nga auditimi i Projektit Sistemi Elektronik i Verifikimit (SEV) për Qarkun Tiranë dhe Projektit Sistemi Elektronik i Numërimit (SEN) për Qarkun Fier u konstatua se të dy procedurat e synuara me anë të këtyre projekteve dështuan në implementimin praktik. Disa nga arsyet kryesore të konstatuara nga KLSH janë:

1. Nga auditimi krijohet bindja se për sa kohë është në diskutim mungesa e të dhënave faktike në Kartat ID dhe Pasaportave Biometrike, për shkak të mungesës së të dhënave në Chip-at me dhe pa kontakt të tyre, (Ministria e Brendshme reflekton padijeninë në të vlerësuarin e përmbajtjes së Chip-ave), vihet në dyshim realizimi i proceseve elektronike të verifikimit si në projekte pjesore por dhe në implementim në shkallë Republike.

2. Nga analiza e kushteve të përcaktuara si të nevojshme për realizimin me sukses të projekteve konstatohet se mënyra e palosjes së fletës së votimit, kërkuar nga teknologjia numëruese, bie në kundërshtim me traditën e hershme të votuesve shqiptarë në votime. Pavarësisht se nga ana e KQZ, njihet mirë sjellja e votuesit shqiptar në votim, pranimi i një kushti larg traditës solli një arsye shtesë për mossuksesin e këtij procesi të rëndësishëm.

3. Një tjetër arsye që solli dështimin e Projektit SEV Qarku Fier ishte dhe numri i madh (67) i subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në votime gjë që e bën të pamundur përfshirjen fizike të tyre në një format flete votimi duke respektuar në të njëjtën kohë dhe mënyrën tradicionale të palosjes.

4. Nga auditimi u konstatua se për procedurat ligjore të prokurimit, por dhe të implementimit afatet kohore janë ngushtuar nëpërmjet vendimeve të KQZ. 

5- U konstatua se kostot e këtyre projekteve (megjithëse vetëm për 20% të territorit të Republikës) ishin mjaft të larta shtuar këtu faktin se janë kosto operative (kosto për shërbim). Përfshirja e sistemeve elektronike në proceset zgjedhore duhet të fillojë me kërkesën për një analizë të thelluar të kushteve nën të cilat duhet të implementohen këto sisteme, traditës shqiptare në votim dhe çdo aspekti tjetër që mund të rrezikojë suksesin e këtyre sistemeve. Arritja e objektivit strategjik për procese zgjedhore të pa kontestuara dhe me garanci të lartë për të gjithë palët e interesuara dhe kryesisht besimin e qytetarëve të vendit, nuk duhet të konsiderohet vetëm si një proces programimi fondesh, por si procese elektronike që garantojnë implementimin e suksesshëm të tyre në shkallë vendi dhe me kosto sa më të ulët, pasi kostot që u përballuan vetëm për projektet pilot ishin shumë të larta. 

Leskaj thekson se vendosi që të informojë Kuvendin e Shqipërisë me të gjithë problematikat e konstatuara në realizimin e këtyre projekteve, me qëllim sensibilizimin e ligjvënësit për aspektet më vunerabël që mund të cenojnë suksesin e sistemeve elektronike të numërimit në të ardhmen e afërt apo të largët.  Në fund të raportit, informohet Kuvendi për kallëzimin penal për veprën “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ndaj Lefteri Luzit, Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me hartimin e lidhjen e kontratave për Projektin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të zgjedhësve (SEV) të Qarkut Tiranë dhe Projektit të Sistemit Elektronik të Numërimit (SEN) në Qarkun Fier nga të cilat ka ardhur një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën prej: 2,563,349.5 EURO e cila është paguar në favor të kompanisë së huaj,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy