Pheniani do të vazhdojë të mbështesë Moskën në përpjekjen e saj për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar kundër Perëndimit, ka thënë udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Kim i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes Andrey Belousov, i cili mbërriti në Phenian të premten për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Koresë së Veriut arritën një nivel të ri në qershor, kur ata nënshkruan Traktatin për Partneritet Gjithëpërfshirës Strategjik, i cili përcakton se nëse njëra palë sulmohet, tjetra "do të ofrojë ndihmë ushtarake dhe ndihmë të tjera me të gjitha mjetet që disponon pa vonesë".

Sipas KCNA, Kim lavdëroi bashkëpunimin në rritje, ndërsa dënoi "aventurizmin e pamatur ushtarak" të fundit nga Perëndimi dhe Ukraina, duke iu referuar posaçërisht miratimit të fundit të SHBA-së për Kievin për të goditur thellë Rusinë duke përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit të huaj.

Veprimi përbën "ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në konflikt" dhe Rusia ka të drejtën të "vetëmbrojtet... dhe [të] ndërmarrë veprime të vendosura për t'i bërë forcat armiqësore të paguajnë çmimin", tha udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Ai shtoi se “DPRK…do të mbështesë pa ndryshim politikën e Federatës Ruse për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial nga lëvizjet e imperialistëve për hegjemoninë”. Kim e siguroi Belousovin se Pheniani "do të jetë gjithmonë me Moskën".

Lidhjeve të ngushta midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, të cilat datojnë që nga epoka sovjetike, u është dhënë një shtysë e re që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Peniani ka shprehur mbështetjet të vendosur për përpjekjet e Moskës për të mbrojtur interesat e saj kombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjerimin e NATO-a.