Shkodra nën ujë, situata përkeqësoret gjatë natës

Shkodra nën ujë, situata përkeqësoret gjatë natës

Qarku i Shkodrës vijon të jetë në vështirësi, pasi ka një prezencë mjaft të lartë të ujërave si pasojë e reshjeve intensive. Në një raportim të bërë mëngjesin e sotëm nga bashkia, thuhet se gjatë natës situata është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës.

Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit. Sot në orën 7:30 hidrometri shënon 7m ne Dajç, ndërsa dje hidrometri në Dajç në orën 14:30, shënonte kuotën 6.96 m. Sot në orën 7:30 hidrometri në liqen shënon 9.35, ndërsa dje Liqeni të Shkodrës në orën 14:30, shënonte kuotën 9.22 m. Sot në orën 7:30 hidrometri Drin shënon 7.35, dje hidrometri i lumit Drin në orën 14:30, shënonte kuotën 7.50 m.

Situata e përmbytjeve në Nj. A. Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00

-Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Reç i ri

- Nuk ka shtëpi të përmbytura.

- Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.

- Ka furnizim me energji elektrike.

- Qendrat shëndetësore në gatishmëri.

- Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

- Ka rënie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

- 1300 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).

- Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

- Shtëpi të përmbytura janë 8.

- Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

- Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

- Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) janë 2 shtëpi me prezencë uji.

- Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

- Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

- Rruga e Obotit është e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

- Ujësjellësi Oblika 1, i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

- Ujësjellësi Oblika 2, i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

- Qendrat shëndetësore në gatishmëri.

- Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

- SPZ e zonës në gatishmëri.

- UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

- Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

- Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

- E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

- Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

- Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

- Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

- Fshati Obot është në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

- Situata mbetet shumë e rënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy