
Greqia ka regjistruar 928 raste të reja me Covid-19 në vetëm 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve që prej fillimit të pandemisë në 141.453 raste.
Numri i viktimave raportohet të jetë gjithashtu i lartë, me një bilanc prej 40 vdekjesh, shifër e cila e çon numrin e përgjithshëm në 5051.
Numri i pacientëve të cilët janë nën përkujdesin intensiv spitalor është 405.
Nisur nga rritja e numrit të infektimeve, qeveria greke ka shtrënguar masat kufizuese dhe ka shtyrë karantinën me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.
Kufizimet në shtetin fqinj do të vazhdojnë deri në 11 janar.



