
Jeff Johnson, i cili u shfaq në dokumentarin e Netflix, Tiger King , i ka dhënë fund jetës në moshën 58-vjeçare.
Johnson ishte ish-tregtari i zvarranikëve që u shfaq në episodin e katërt të serialit në 2020.
Sipas TMZ , ai u vetëvra në sy të gruas së tij. Mediat e huaja shkruajnë se Johnson i dha fund jetës pas një debati me gruan e tij.
Pas kësaj gruaja e tij telefonoi emergjencën dhe tha se Johnson kishte ende puls kur mbërritën mjekët, por u shpall i vdekur në urgjencën e spitalit.
Johnson ishte një ish-mik i Joe Exotic, i cili është personazhi kryesor në “Tiger King”. Në episodin ku ai është i ftuar, ai diskuton për Exotic dhe ndan pikëpamjet e tij për rivalen dhe aktivisten për të drejtat e kafshëve, Caroline Baskin.



