Banorët e 5 majit protestë para Kuvendit: Jemi këtu për të mbrojtur pronat tona

Banorët e 5 majit protestë para Kuvendit: Jemi këtu për të mbrojtur pronat tona

Shembja e banesave prej rindërtimit, banorët e 5 majit dhe të Laprakës kanë nisur protestën e tyre te Parlamenti. Banorët me pankarta në duar, kërkojnë transparencë të projektit të ndërtimit të Unazës së madhe.

Gazetarja e MCN TV Marinela Lika nga protesta raporton se protestuesit i janë afruar hyrjes së parlamenti, po janë penguar nga policia. Nga ana e protestuesve është kërkuar që policia të bashkohet me ta.

Ajo që vihet re në protestë është se të pranishëm ka dhe fëmijë të cilëve u janë shembur shtëpitë, ku një prej tyre për mikrofonin e MCN TV, rrëfen se aktualisht kanë mbetur në qiell të hapur dhe kanë marrë një shtëpi të vogël me qera ku po qëndrojnë të cilën e paguajnë me paratë e tyre.

Banorët kanë kërkuar që gjithçka të bëhet transparentë dhe të dokumentohet përmes noterizimit, hapësira e banimit dhe koha se kur ata do të marrin shtëpitë e reja, pasi ata kanë theksuar se nuk kanë asnjë informacion.

Ndër të tjera ata theksojnë se nuk janë aty për tu konfrontuar me njeri, por për të mbrojtur pronën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy