Andoni: Karriera politike e Berishës e mbyllur. Mosparaqitja para drejtësisë ia zbret narrativën për protestë (VIDEO)

Andoni: Karriera politike e Berishës e mbyllur. Mosparaqitja para drejtësisë ia zbret narrativën për protestë (VIDEO)

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se karriera politike e Sali Berishës moralisht ka përfunduar, dhe se prania e tij në krye të PD sot i jep oksigjen Ramës. Andoni nuk beson se hetimet për 21 janarin do të shkojnë shumë përpara dhe as që Berisha u trembet këtyre hetimeve. Analisti vë në dukje se mosparaqitja e Berishës para drejtësisë ia zbeh imazhin dhe narrativën për t’i ngritur njerëzit në protesta. 

 

Personalisht mendoj që z.Berisha e ka mbyllur karrierën e tij. Karriera e tij politike moralisht është e mbyllur. Pas humbjeve të vazhdueshme dhe mungesës së frymës në PD ky është një fund. Berisha me zgjuarësinë dhe përvojën e vet do të mbajë gjallë një narracion sikur PD funksionon normalisht, çka s’është e vërtet. 

 

Nuk besoj se 21 janari do shkojë shumë përpara. Nuk besoj se do prodhojë një verdikt që do penalizojë z.Berisha. Ai do të vazhdojë inercinë e tij për të mirën e vet personale dhe për të keqen e PD. Kur i kërkon publikut të mbështesë në protesta, ti vet pse s’e bën detyrën përballë këtij shteti, që kur të thërrasin para drejtësisë duhet të shkosh. 

 

Nëse bën nga këto manovrimet proceduriale ia zbehin imazhin, dhe ia zbresin jashtëzakonisht narrativën për t’u ngritur në protestë. Ndihmë më të madhe nga sa ka Rama nga ky personazh, nuk di të ketë patur ndonjëherë. Këta dy personazhe i japin oksigjen njëri-tjetrit. Besoj se do ta mbyllë karrierën normalisht, prape me paradokse, por s’besoj të frikësohet nga SPAK-u. 

 

Kur vjen fjala për Berishën dhe Ramën, SPAK-un e kemi thuajse inekzistent. Berisha dhe Rama duhet të thirren në SPAK për çështjen e 21 janarit. Nëse do ndodhë sërish që ai (Berisha) të mbyllet në shtëpi, baza sërish ka për të vuajtur jashtëzakonisht. PD s’ka bërë akoma analizën e vitit 2021, mos prit të bëj analizën e vitit 2025. Protestat mendoj që duhen, e para edhe për të mbajtur tonusin e njerëzve. 

 

Por duhet të kesh një objektiv, ku do shkosh me këto protesta. Ata duhet të bëjnë zgjedhje të ndershme në parti dhe të sjellin një staf krejt tjetër, t’u besojnë njerëzve të rinj, të hapin partinë. Nëse nuk e bëjnë këtë do përsëritet e njëjta gjë”.

I pyetur mbi deklaratat e fundit të Edi Ramës për kryebashkiakun e Tiranës, Andoni i konsideroi “një komedi”, duke shtuar se kryeministri e di mirë fatin e Erion Veliajt. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy