13 rusë nën hetim për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA (VIDEO)

13 rusë nën hetim për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA (VIDEO)

13 shtetas rusë janë zyrtarisht nën akuzë nga Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016. 13 rusët, mes të cilëve 12 janë punonjës të një kompanie në Shën Pesterburg akuzohen se kanë kryer veprime në internet që prej vitit 2014 e në vijim, me qëllimin e vetëm për të ndëhyrë në procesin zgjedhor dhe rezultatin në zgjedhjet presidenciale.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e prokurorit Robert Muller. Sipas zëvendërprokurorit Rod Rosenstein, qëllimi i këtyre ndërhyrjeve ishte i qartë: Nxistja e mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara për të minuar besimin e publikut në demokraci.  Nuk duhet t'i lejojmë ata të kenë sukses", tha më tej ai. Ndërkohë vetë presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar gjithnjë që stafi i tij ka bashkëpunuar me rusinë. Madje sipas tij, vetë rusia ka bërë propagandë antiamerikane që prej vitit 2014. “Rusia nisi fushatën e saj antiamerikane që prej vitit 2014, shumë kohë përpara se të anoncoja kandidaturën time për president. Rezultatet e zgjedhjeve nuk u ndikuan fare. Stafi i im nuk ka bërë asgjë të gabuar, nuk ka asnjë bashkëpunim.”

Shkruante Trump në tuiter, në pëergjigje të akuzave të ngritura ndaj tij dhe stafit electoral. Ndërkohë që për demokratët akuzat e ngritura ndaj 13 rusëve është prova e krimit. Ky është komploti kriminal. Kjo është ajo që presidenti Trump dhe aleatët e tij e kanë quajtur në mënyrë të përsëritur një 'mashtrim' dhe 'lajme të rreme'. Aktakuza e sotme tregon saktësisht se si rusët punuan për të ndihmuar në fushatën Trump", tha Përfaqësuesi e Demokratëve Elijah Cummings.

Por Kremlini I cilëson akuzat krejtësisht absurde. Trembëdhjetë njerëz ndërhynë në zgjedhjet e SHBA ?! Trembëdhjetë kundër një buxheti të shërbimeve të inteligjencës prej miliarda? Kundër inteligjencës dhe kundërzbulimit, kundër zhvillimeve dhe teknologjive më të fundit? Absurd? "Po", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një postim në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy