Macron: Reformat nuk i braktis, por i hapur për kompromis

Macron: Reformat nuk i braktis, por i hapur për kompromis

Presidenti i Francës Emmanuel Macron është shprehur se nuk do t’i braktisë reformat aq shumë të diskutuara të pensioneve, por është i hapur për kompromis me sindikatat.

Macron foli për një "përmirësim të mundshëm të moshës së pensionit", e cila në reformë do të ulet nga 64 në 62, për punëtorët që dëshirojnë të dalin në pension me pension të plotë.

Ai shtoi se shpresonte "të kishte përparim deri në fund të javës".

Presidenti tha se qëllimi i tij ishte që  grevat “të bënin një pushim" për festën, pasi sindikatat franceze paralajmëruan të mërkurën se nuk do të kishte "armëpushim Krishtlindjesh" sa i takon mosmarrëveshjes me qeverinë për reformat e pensioneve.

Kryeministri i Macron, Edouard Philippe, i cili njoftoi reformat e hollësishme javën e kaluar, po takohet me përfaqësuesit e sindikatave për negociatat gjatë gjithë ditës.

Franca ka hyrë në javën e dytë të grevave në shkallë vendi që kundërshtojnë projektin e qeverisë.

Rreth 615 000 vetë (sipas qeverisë) ose 1.8 milionë (sipas sindikatës CGT) marshuan të martën në kundërshtim me reformat. Tashmë janë zhvilluar një seri grevash dhe marshimesh që kanë paralizuar sektorin e transportit në Francë. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy