KQZ mblidhet nesër në orën 11:00 për të shqyrtuar hetimet në lidhje me kryetarët e Bashkive Mat dhe Librazhd. Bëhet fjalë për Agron Malaj dhe Kastriot Gurra.
Dy kryebashkiakët janë denoncuar nga PD. Agron Malaj është i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje, ndërsa Gurra u akuzua se falsifikoi vulën e drejtorit të ujësjellësit Librazhd.
Njoftimi i KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 16.06.2020, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt-vendimeve:
1. Pwr shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funskion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.
1. Pwr shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funskion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.



