Berisha: Rama kontraktoi McGonigal për të shkatërruar opozitën shqiptare

Berisha: Rama kontraktoi McGonigal për të shkatërruar opozitën shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka kontraktuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në vitin 2017, për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Berisha tha se kjo është kryeafera e planetit, ndaj Rama meriton dënimin më të ashpër të mundshëm. Kreu i PD-së tha se McGonigal iu ofrua Ramës si një mjet për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.

Me aktin e tij ndaj PD-së, me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner, për falsifikim dhe manipulim për luftë të hapur kundër PD-së, tregoi se ai meriton çdo dënim dhe ndëshkim. Tregon se demokratët dhe demokratet do të ngrihen në një betejë vendimtare. Kësaj here, për shpëtimin e Shqipërisë, nga armiku më i egër që shqiptarët kanë pasur pas Enver Hoxhës në historinë e tyre.

Sot, afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë, që zhvillohet sa në SHBA, po kaq në Tiranë. Ka për autor, Charles McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA. Njeriu që njihte, kishte njohuri të tmerrshme dhe të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh. Ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017-ës, e kontrakton për t’i dhënë opozitës goditjen e mëshirës.

Demokratë, janë momentet më solemne, janë momentet më kritike, më të rëndësishme të jetës suaj politike. E ardhmja e PD-së, e ardhmja e demokracisë shqiptare, do përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashembullt. Angazhoi në shkelmimin më flagrant të çdo parimi dhe interesi të shqiptarëve, agjenturën dhe mafien ruse për shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy