Avokati i ish‑presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin ‘MCN Live’, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me dosjen gjyqësore që ka si subjekt ish‑zyrtarin.
Cakrani u shpreh se seanca paraprake që ka për detyrë të shqyrtojë provat dhe të filtrojë aktet e hetimit ka qenë joefektive, duke deklaruar se prokuroria dhe gjykata nuk kanë identifikuar deri tani “veprime korruptive” të Metas.
Ai kritikoi gjykatën dhe prokurorinë për mënyrën si është zhvilluar seanca, duke e cilësuar si një “proces fake”.
Për një arsye të caktuar se kishim 7 muaj për seancën paraprake është një seancë që filtron të gjitha hetimet që ka kryer SPAK dhe në fund ajo vendos dhe kur ka mungesa në prova apo duhen prova të reja, ajo vendos dhe kthimin e akteve.
Dje Irena Gjoka relatoj të gjitha aktet dhe tha se kishte mangësi forma dhe duheshin prova të reja por çuditërisht më pas e kaloi në gjykim dosjen dhe se këto mangësi do i plotësonim në gjykimin në themel.
Seancë paraprake është pikërisht për të identifikuar kush prova mungojnë dhe duhen plotësuar. Gjoka është tallur me ne pra ka bërë një proces fake, dje ka përfunduar procesi gjykimit për Metën dhe tani fillon gjykimi politik ndaj tij.
Ne s’kemi asnjë lloj dyshimi që Meta tashmë është një i burgosur politik dhe vazhdon të mbahet aty prej politikës. Gardiani i burgut, drejtori i burgut është Edi Rama. E them këtë se nga dje Meta është një i burgosur politik.
Të gjitha kallëzimet ndaj Metës nuk përputhen me njëra-tjetrën, nuk është identifikuar asnjë veprim korruptiv i Metës. Veprimi i CEZ- DIA është firmosur nga Dritan Prifti. Edi Rama ka ndërtuar një shtet terrorist dhe nëse duhet te shpallet terrorist një shtet duhet të shpallet Tirana dhe jo Irani.



