“Labirinth në tru”, Jakaj: Ky libër, vlerë në tregun shqiptar. Drishti: Në qendër qëndron adoleshenti (VIDEO)

“Labirinth në tru”, Jakaj: Ky libër, vlerë në tregun shqiptar. Drishti: Në qendër qëndron adoleshenti (VIDEO)

“Labirinth në tru” është një nga librat më të rinj që i shërben të gjithë familjes dhe që shërben si një manual për adoleshentët dhe mësuesit.

Të ftuar në ‘MCN Informacion’ bashkautor të librit Xhoi Jakaj pedagoge dhe Evans Drishti, mësues kanë komentuar rreth tij duke shpjeguar se në qendër qëndron adoleshenti.

Duke e konsideruar një vlerë të shtuar në tregun shqiptar ata shprehen se në qendër të tij qëndron adoleshenti me çdo situatë dhe çdokënd.

Sipas tyre adoleshentët nuk kanë nevojë të rriten vetëm por në bashkëpunim me mësuesit dhe se mësuesi duhet të kthejë profesionin e tij në mision

Xhoi Jakaj - pedagoge

Është libër në formë manuali por ka shkrime didaktike që i shërbejnë arsimit qoftë fëmijëve, prindërve, dadove, gjysheve, ky libër është vlerë në tregun shqiptar. Nuk ka ardhur i gatshëm, është pjekur mirë në kokën tonë dhe pikërisht skicat shërbejnë për të parë se sa dinamika ka një fëmijë në adoleshencë duke e ilustruar me shembuj konkretë. Vlera më e madhe e këtij libri është thënia e Sonila Meços dhe skicat të cilat kanë një vlerë të radhë të cilat të godasin që me titull. Ne dolëm në konkluzionin që ‘Labirinth në tru’ që te kopertina, jemi të skicuar si personazhe nga Endri dhe mund të shfletohet shumë shpejt dhe prindërit dhe nxënësit mund të marrin njohuri shumë shpejt. Jemi ulur disa herë për skicat dhe titujt dhe i gjithi është punuar me ekip, kemi pyetur të gjithë adoleshentët se çfarë i shqetëson, libri është mirë menduar për ti shërbyer të gjithë masës dhe brezave. E menduam qe ta nxjerrim librin në 7 mars dhe e shoqërova me një status që mësuesit janë më pak të paguarit në këtë shoqëri por që marrin më shumë dashuri. Mësuesin duhet ta mbështesim të gjithë dhe ta shpëtojmë nga frustimi se mësuesi e ka fajin.

Evans Drishti – mësues

Ne jetojmë në një realitet ku fenomeni i adoleshencës është pjesë e pandashme duke pasur parasysh dhe sfidat e pamë të arsyeshme të godasim në mënyrë teorike dhe jo praktike dhe të gjitha rrëfimet janë shumë reale, të prekshme, pjesë e realitetit sepse në qendër është adoleshenti në raport me veten e tij, me familjen, në raport me mësuesin, shkollën dhe gjithçka që e rrethon. Kam krijuar një bindje se fatkeqësisht ne nuk i njohim sa duhet adoleshentët sepse kemi mungesë të theksuar të komunikimit dhe libri është një mundësi që duke parë këtë realistet dhe skicat kanë një hapësirë      për të kuptuar mendësinë e adoleshentit dhe mënyrën se si ata rriten sepse me rëndësi është që ata të rriten në bashkëpunim dhe jo vetëm. Vetëm në këtë mënyrë kur gërshetimi të bëhet në trinomin mësue-nxënës -prindër nuk do kemi më fatkeqësi të tilla. Është shumë e rëndësishme që te krijohet imazhi për tu futur në botën e adoleshentit. Çdo adoleshentë është një natyrë më vete, p[or duke u nisur nga ideja se kemi mungesë të komunikimit kemi një vetmi tek ata, por kemi dhe elementin  tjetër të rebelizmit i cili i kapërcen dhe kufijtë e të arsyetueshëm, por dua të përmend se mungesa e socializimit në shoqërinë tonë është një nga problemet tona. Nuk është vetëm arsimimi, por duhet duhet dhe socializimi.

Endri Beqo – grafist

Më ka pëlqyer shumë Xhoi sa i përket shkrimit, duke punuar me anë të skicave duke treguar peizazhin e adoleshentit për të parë simbolikën. Sigurisht që figura të bënë përshtypje për të lexuar, ilustron situatën dhe tërheq për të lexuar. Çdo gjë që ne përcjellim në mesazh është baza e mesazhit dhe ilustrimit.

Mei Sadikaj – nxënëse

Më pëlqen të lexoj libra të shoqëruar me ilustrime, por dhe thënie me vlerë. Më pëlqejnë të tilla libra. Adoleshenca është një fazë kur fëmija përballet me ndryshime të mëdha, me riorganizimin e tij që sjell një mbyllje në vetvete, ndryshime të humorit dhe kjo ndodh sepse është në një lloj krize të identitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy