Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në vendin tonë që në orët e paradites ku më të dendura shirat do të paraqiten në zonat veriore të territorit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijoje me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të mbeten prezent në territor, por shira do të ketë vetëm në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Në majat e maleve reshjet do të jenë në formë dëbore.
 

Sipas MeteoAlb, përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes ndërsa orët e mesditës do të sjellin një rënie të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3  ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy